Rinovoi me Al Sad, zbulohet klauzola që e lidh Ksavin me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 16:57

Rinovoi me Al Sad, zbulohet klauzola që e lidh Ksavin me Barcelonën

Pak orë më parë u bë publik lajmi se Ksavi ka rinovuar kontratën me Al Sad edhe për sezonin tjetër. Por është mësuar një detaj i veçantë në kontratën e ish-mesfushorit spanjoll.

ksavi

Klauzola në kontratën e re e lejon Ksavin të largohet nëse Barcelona shfaq interes për të. Ksavi ka luajtur për shumë vite me Barcelonën dhe është produkt i akademisë së katalanasve. Me blaugranasit ai fitoi gjithçka.

Ksavi nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të drejtuar Barcelonën. Ish-mesfushori i Barçës kishte mundësinë të bëhej trajner i katalanasve kur drejtuesit i ofruan vendin e lënë bosh nga Valverde por Ksavi refuzoi sepse nuk kishte ekperiencën e duhur.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"