Rinovimi me Tiranën? Ze Maria tregon gjithçka për takimin me Halilin: Na kanë mbetur vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 19:34

Rinovimi me Tiranën? Ze Maria tregon gjithçka për takimin me Halilin: Na kanë mbetur vetëm…

I ftuar në emisionin “E hëna sportive” në Rtsh, trajneri Ze Maria ka folur për sezonin që kaloi te Tirana në Kategorinë e Parë, por edhe për çështjen e rinovimit, që ka ngecur me trajnerin Halili.

ze mariaa

“Nuk ka qenë e lehtë, të gjitha ekipet donin të na mundnin. Kundërshtarët jepnin maksimumin për të rënë në sy ndaj Tiranës. Kemi folur shumë bashkë me stafin që t’i rikthenim lojtarëve besimin, dhe të kthehen me të njëjtën dëshirë në Superiore.

Nëse do gabonim do ishte faj i imi, dhe jo i lojtarëve. Atyre i duhej rikthyer besimi. Kur erdha te Tirana më shpjeguan historinë e klubit, dhe mund të them se kam ndjerë presion këtu, por eksperiencat e mëparshme në Itali dhe Spanjë, kanë pasur presion edhe më të lartë.

Situata mund të përshkruhet pak a shumë si ajo e Juventusit kur ra në Seria B. Një gazetar më bëri pyetjen a mund të rikthehemi si Juventusi. Ata tani fituan titullin e shtatë. Tirana ka treguar se është në rregull për të luajtur në Superiore tani.

Me presidentin nuk kam asnjë problem për të folur, jemi të hapur për gjithçka. Kemi folur për kontratën, por i kam thënë se unë dua ta drejtoj Tiranën edhe vitin tjetër. Duhet të sqarojmë disa detaje para se të shkoj me pushime. Por e përsëris, këto detaje nuk mendoj se do kenë probleme të sqarohen. Kur objektivat janë të mëdha, edhe për ne detajet janë tëmëdha. Për të luftuar titullin, na duhet diçka më shumë tani, edhe pse kemi luftuar shumë këtë sezon. Do na duhet të përballemi me skuadra të nivelit më të lartë” – përfundoi Ze Maria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"