Rinovimi i Thomasit deri në vitin 2025, Foto Strakosha në bisedime me Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 23:28

Rinovimi i Thomasit deri në vitin 2025, Foto Strakosha në bisedime me Lacion

Foto Strakosha është në bisedime me Lacion. Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, tashmë është në rolin e babait-menaxher të porterit titullar të Lacios, e cila po lufton për fitimin e Serisë A.

Foto dhe Thomas Strakosha

Thomas Strakosha, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, është në axhendën e klubit bardhekaltër për ta blinduar për sa më gjatë. Në tratativat ku kërkohet rinovimi deri në vitin 2025 është futur babai i tij, Foto me drejtuesit e Lacios, mes tyre edhe ish-bashkëlojtari në Kombëtare, Igli Tare.

Strakosha përfiton përafërsisht 1 milion euro pagë vjetore te bardhekaltrit, shifër e cila mund t’i dyfishohet në momentin e rinovimit të kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"