Rinovime dhe firma, klubi i Kategorisë së Parë gati për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 9:57


Rinovime dhe firma, klubi i Kategorisë së Parë gati për sezonin e ri

Ardian Abazaj jep verdiktin për lojtarët që i janë nënshtruar provës. Tre prej tyre kanë kaluar “klasën” dhe u është ofruar një kontratë. Bëhet fjalë për portierin Herdis Alliu dhe mbrojtësit Klesti Blacëri dhe Albi Bega. I pari vjen nga Sopoti, i dyti nga U19 e Tiranës dhe i treti është produkt vendës.

Pogradeci

Trajneri nuk i ka shpëtuar nga sytë talenti i këtij të fundit, që luan në linjën e majtë. Ata mund të llogariten si prurje të reja, duke e çuar në 6 numrin e afrimeve. Më herët klubi është përforcuar me Artion Alillarin dhe Ildian Shytin. Kanë nisur edhe rikonfirmimet, ndërsa kontratë sezonale u është ofruar edhe dy “veteranëve” Jahaj dhe Pura, por edhe sulmuesit kryesor të ekipit, Topllari.

Pogradeci-Partizani miqesore

Dje pasdite, pas stërvitjes, u vendos se kush do të ishte pjesë e listës përfundimtare dhe më pas u nënshkruan kontratat. Stafi teknik ka preferuar që të ruajë grupin dhe bëjë pak përforcime. Këtë merkato, Pogradeci pati edhe disa largime të mëdha. Abazaj, Dragoi, Manellari dhe Baçi hapën siparin, ndërsa listës i shtohen mbrojtësi Toma e mesfushori Peti.

Ata janë larguar përfundimisht nga ekipi. I pari ka nënshkruar në Kosovë, ndërsa Peti akoma nuk ka gjetur një ekip. Me këtë organikë që ka, trajneri është i vendosur që të bëjë gjithçka për të qenë në vendet e para të tabelës.

R. DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL