Rinovim te Milani, talenti kuqezi zgjat kontratën deri në vitin 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 22:00

Rinovim te Milani, talenti kuqezi zgjat kontratën deri në vitin 2024

Matia Gabia, i riu italian premtues për të ardhmen, ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2024.

Gabbia

I lindur në vitin 1999, Gabia po gjen hapësira për të treguar veten kohët e fundit pas dëmtimit të mbrojtësit Simon Kjaer, duke qenë se Mateo Muzakio nuk është më i preferuar nga trajneri Stefano Pioli.

Italiani debutoi me Milanin në datë 17 shkurt në ndeshjen kundër Torinos, pas dëmtimit të Kjaer gjatë ndeshjes, dhe është në balotazh me argjentinasin Muzakio për të nisur nga minuta e parë edhe kundër Xhenoas këtë të diel.

Milani ka kohë që dëshiron një italian përkrah kapitenit Alesio Romanjoli, mirëpo qëndrimi i Bonuçit vetëm një vit dhe mospërshtatja e Kaldarës bënë që të hidhnin sytë nga opsione të tjera. Tashmë me Gabian i cili është rritur te të rinjtë e Milanit ndoshta kjo dëshirë e kuqezinjve mund të realizohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"