Rinovim dhe shiriti i kapitenit, ja plani i Barit me mesfushorin Migjen Basha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 19:41

Rinovim dhe shiriti i kapitenit, ja plani i Barit me mesfushorin Migjen Basha

Migjen Basha është shndërruar në një nga pikat më të forta të mesfushës së Barit këtë sezon. Trajneri Fabio Groso e uli në stol shqiptarin së fundmi duke bërë eksperimente me formacionin dhe skuadra u mund.

basha bari

Duke parë që edhe kontrata është në skadim, drejtuesit e Barit kanë vendosur që shqiptari të jetë në listën e futbollistëve me të cilët do të nisin bisedimet për nënshkrimin e kontratave të bashkëpunimit për një kohë edhe më të gjatë.

Migjen Basha në deklaratat e tij është shprehur shpesh se ndihet mirë te Bari, ekip i cili po synon seriozisht që të sigurojë një vend për të qenë në Serinë A sezonin e ardhshëm. Jo vetëm kaq, por Basha shihet edhe si një kapiten në të ardhmen duke parë që e ka mbajtur shiritin disa herë këtë vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"