Rinovim apo largim me zero, tani nis “lufta” e vërtetë për Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 13:04

Rinovim apo largim me zero, tani nis “lufta” e vërtetë për Mbapenë

Në pritje të zhvillimeve ditën e fundit të merkatos për të ardhmen e Kilië Mbapesë, tani do të nisë një luftë e vërtetë mes Realit të Madridit dhe PSG-së. Nëse nuk arrihet marrëveshje, atëherë do të ketë strategji nga të dyja ekipet.

mbape

PSG-ja ka optimizëm se mund t’ia rinovojë kontratën sulmuesit të saj, në mënyrë që të mos largohet si futbollist i lirë, ndërsa nga ana tjetër janë spanjollët që me bindje thonë se Mbape do të luajë në “Bernabeu” sezonin e ardhshëm. Parisi edhe mund t’i bëjë presion lojtarit dhe ta kërcënojë me qëndrimin në stol apo përjashtim në rast se nuk hedh firmën.

Është diçka që ka ndodhur shpesh në kampin francez në vitet e fundit. Sigurisht që figura e Mbapesë është e rëndësishme dhe duhet kujdes. Florentino Perez dhe njerëzit e besuar të tij kanë bindjen se Mbape nuk do të hedhë firmën në kontratën e re dhe do t’i qëndrojë besnik idesë së tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ai do të përfitojë edhe një premio të majme në momentin që firmos si lojtar i Realit. Mbetet për t’u parë se kush do ta fitojë këtë duel nervash dhe këtë strategji të hapur mes dy skuadrave. Paraja e PSG-së sfidon historinë e Realit. Gjithçka është e hapur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"