“Rinisë u them, mos u dorëzoni kurrë”/ Florian Marku: Kemi diskutuar për të hapur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2022 | 11:59

“Rinisë u them, mos u dorëzoni kurrë”/ Florian Marku: Kemi diskutuar për të hapur…

Boksieri Florian Marku njoftoi se sëbashku me qeverinë, kanë menduar të hapin një rrjet palestrash në të gjithë Shqipërinë nën mbiemrin e tij.

FLORIAN MARKU 2

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në nder të Markut, ai tha se për këtë nismë do të ketë edhe mbështetjen e qeverisë shqiptare.

“Kurrë mos të dorëzohem. Vetëm diçka dua t’i them rinisë, kurrë mos u dorëzoni. Edhe dita juaj ka për të ardhur, siç jam sot unë. Faleminderit të gjithëve. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Me ndihmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut, kemi diskutuar për të lançuar palestra të reja në gjithë Shqipërinë me mbiemrin Marku, palestra boksi dhe palestra sporti të tjera” – tha Marku.

Më herët, kryeministri Edi Rama ftoi kampionët si Florian Marku dhe Luiza Gega të ndërtojnë në vendin tonë akademi për të rinjtë, me mbështetjen e qeverisë, për të hapur rrugën për të tjerë talente.

“Kampionë si Floriani janë të mirëseardhur të kontribuojnë të ndërtojnë me mbështetjen tonë akademitë e boksit, mundjes, kampionë si Luiza e me radhë mund të hapin rrugët e tyre për të sjellë të tjerë pas vetes e për t’u bërë frymëzim me shembullin e tyre që provon së asgjë nuk është e pamundur nëse ke fuqinë e këmbëngulej për të ndjekur ëndrrën” – tha Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"