Rinis Bundesliga, të gjithë në ndjekje të Bajernit. Gjermania kthen tifozët, por kampionët nuk kanë fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 12:44

Rinis Bundesliga, të gjithë në ndjekje të Bajernit. Gjermania kthen tifozët, por kampionët nuk kanë fat

Rinis Bundesliga dhe Bajerni i Mynihut mbetet skuadra për t’u mundur në Gjermani. Si kampionë Europe, ata janë edhe më të frikshëm dhe Robert Levandovski e di këtë. Sulmuesi polak shënoi 55 gola në 47 ndeshje sezonin e fundit, ndërsa Bajerni fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve. Në moshën 32- vjeçare, ai është 9-ta më e fortë në botë, edhe pse skuadra përreth tij do të duket ndryshe këtë sezon, pas ardhjes së Sanesë dhe largimit të Alkantarës. “Nëse luan kaq mirë se sezonin e shkuar, atëherë të gjithë i kanë sytë te ti dhe nëse do të jesh në krye, atëherë duhet të punosh akoma më fort për të qëndruar atje. Kështu që, mendoj se kjo do të jetë sfida më e vështirë për ne këtë sezon”.

kampioen-bayern-munchen-sluit-af-in-stijl-met-honderdste-doelpunt

Ashtu si vitin e shkuar, rivalët kryesorë të skuadrës së Flikut do të jenë Lajpcigu, i vetmi ekip i pamposhtur përballë kampionëve sezonin e shkuar dhe Dortmundi, yjet e rinj të të cilëve po rriten duke fituar eksperiencë. Bajerni e mbylli sezonin e fundit me 13 pikë avantazh nga vendi i dytë, por pjesën më të madhe të sezonit beteja ishte shumë më e ngushtë. Rekordmenët zbritën deri në vend të 7-të në dhjetor, përpara se trajneri i ri Hansi Flik të fitonte 19 nga 20 ndeshjet e fundit të sezonit duke vulosur titullin e tetë radhazi. Kampionët e nisin sot mbrojtjen e titullit, në shtëpi kundër Shalkes, ndërsa Dortmundi luaj ndaj Gladbahut të shtunën dhe Lajpcigu që ka humbur Vernerin, pret Maincin një ditë më vonë. Pastaj për kampionët e Europës do të jetë radha e finales së Superkupës së Europës kundër Sevijes më 24 shtator në Budapest dhe kundër Dortmundit në klasiken që do të vendosë Superkupën e Gjermanisë 6 ditë më vonë.

Pa tifozë – Pasi sezoni i shkuar u mbyll pa tifozë, një marrëveshje mes politikanëve dhe sportit të martën siguroi rikthimin e publikut për një periudhë prove 6-javore në shkallët e stadiumit deri në 20% kapacitet, por me një përjashtim të madh. Bajerni donte 7500 tifozë sot në “Allianz Arena”, por për shkak të rregullit që i mban stadiumet e mbyllura në rast se ka një valë të lartë infektimesh në rajon, e humbi këtë shans dhe sot do të luajë pa mbështetjen e publikut. Grupimet ultrase të tifozërive nuk e kanë pritur mirë përzgjedhjen e tyre për të ndjekur ndeshje me lotari.

FC Bayern Muenchen v Borussia Dortmund - Bundesliga

Kampionët me pamje të re – Pas gati 4 javësh prej finales së Champions-it kundër PSGsë dhe startit të sezonit të ri, nuk është surprizë fakti që fituesit e tripletës kanë ndryshuar shumë pak. Leroi Sane më në fund do t’u bashkohet shokëve të rinj këtë sezon pas transferimit nga Siti në korrik dhe sot pritet të debutojë përballë skuadrës nga ku u largua në 2016. Ndërsa Tiago Alkantara u largua drejt Liverpulit pas 7 vitesh në Mynih dhe me shumë mundësi mund edhe të mos zëvendësohet. Kutinjo, Perisiç dhe Odriozola u rikthyen në klubet e tyre pas huazimeve dhe Flik kërkon zëvendësues.

Viti i Dortmundit? – Haland dhe Sanço i shtuan spektaklin Bundesligës sezonin e shkuar. Sulmuesi norvegjez shënoi 13 gola në 15 ndeshje ndërsa anglezi 17 dhe po kaq asiste. Por shanset e Dortmundit për të fituar titullin u kompromentuan prej problemeve në mbrojtje. Çuditërisht Favre nuk ka transferuar ende një qendërmbrojtës, por ai zëvendësoi Hakimin i cili ishte i huazuar nga Reali, duke transferuar një lojtar me më shumë eksperiencë në krah të djathtë, Tomas Munienë nga PSG. 17-vjeçari Bellingem i ardhur nga Birmingemi duket shumë premtues, por sërish duhet plotësuar ai vendi bosh në mbrojtje, në mënyrë që Xhan të mos tërhiqet më në thellësi gjatë një sezoni të gjatë, siç bëri në ndeshjen e Kupës kundër Duisburgut.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"