Ringritja e Palermos, klubi italian kërkon me ngulm sulmuesin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 18:59

Ringritja e Palermos, klubi italian kërkon me ngulm sulmuesin e Kombëtares

Pas falimentit që e degdisi në Serinë D, klubi i njohur italian Palermo, kërkon ringirtjen dhe rikthimin sa më të shpejt në elitën e futbollit. Drejtuesit janë të kërkim të lojtarëve të rinj dhe me vlerë, të cilët janë të aftë të garantojnë freskinë dhe cilësinë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, e cila do të militojë në Serinë C dhe ka si objektiv ngjitjen në Serinë B.

xhakomo vrioni

“Itasportpress.it”, bën me dije, se stafi teknik i Palermos, ka hedhur sytë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Virioni, i cili është pjesë e 23-vjeçarëve të Juventusit.

vrioni

Ai shikohet si futbollisti ideal për të udhëhequr sulmin e Palermos, kjo falë edhe fizikut të tij. Vrioni është i gjatë 188 cm dhe ka një të majtë potente. Supergoli i realizuar ditën e djeshme, duket se ka joshur drejtuesit e Palermos, të cilët pritet që së shpejti të futen në tratativa me Juventusin, për ta marrë në formë huazimi Vrionin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"