Ringritja e Milanit tani frymëzon edhe Junajtidin, strategjia që duhet ndjekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 23:57

Ringritja e Milanit tani frymëzon edhe Junajtidin, strategjia që duhet ndjekur

Tendenca po vjen drejt përmbysjes: është Premier Liga që po shikon nga Serinë A, ezkaktësisht Mançester Junajtid që po i referohet Milanit. Dhe janë rezultatet sportive dhe ekonomike të kuqezinjve shembulli për t’u frymëzuar.

junajtid

Milani mund të festojë të dielën titullin e 19-të kampion në histori, 11 vite pas të fundit: Junajtid ka triumfuar për herë të fundit në Premier në 2013-ën dhe prej atëherë ka parë të festojë pjesën tjetër të qytetit, Çelsin, Liverpulin, Lestërin. “Djajtë” të cilët sot shohin “Djallin” kuqezi, kanë fituar tri kupa kombëtare dhe Ligën e Europës në 2017 me Murinjon në stol dhe Ibrën, përpara se të dëmtonte gjurin në fushë.

KRIZË E VAZHDUESHME – Shumë pak për traditën e “Old Trafford” që pas lamtumirës së Sër Aleks Fergusonit në 2013, ka ndryshuar 5 trajnerë pa arritur të marrë rezultatet e shpresuara. Për t’iu rikthyer vitrinës së trofeve, “Manchester Evening News” këshillon që anglezët t’i referohen modelit kuqezi.

mancester junajtid

Gazeta e Mançesterit nënvizon ngjashmëritë mes dy klubeve, historinë e lavdishme dhe krizën e fundit. Nëse kuqezinjtë këtë e kanë hedhur pas krahëve, Junajtid po kërkon një rrugëdalje. Tentativa me Ralf Rangnikun ishte e fundit e dështuar për të ndryshuar kursin e skuadrës: 28 ndeshje në stol për gjermanin, 11 fitore, 9 barazime dhe 8 humbje. E fundit ishte e bujshme, 4-0 në shtëpinë e Brajtonit.

“Ishte një katastrofë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse t’u kërkojmë ndjesë tifozëve”, pranoi Rangnik, trajneri i cili dy vite më parë u josh pikërisht nga Milani, si pasardhësi i Piolit. Shtypi anglez sugjeroi kështu Ten Hagun, tashmë ish-trajneri i Ajaksit i zgjedhur si trajneri i ardhshëm i Junajtidit për të imituar atë që po bëhet në Milanelo: ringritja me një grup të rinjsh për t’i kthyer identitetin skuadrës.

LISTA E PAGAVE

Ten Hag, ashtu si Pioli, krahasohet edhe në treguesin për të marrë maksimumin e kapaciteteve njerëzore, një element përcaktues për të rikthyer skuadrën në shinat drejt titullit.

Frymëzimi kuqezi – Model që për mediat britanike duhet ta ndjekin edhe pronarët, vëllezërit Glejzër, duke iu referuar “Elliott”, e cila nuk parashikon investime të çmendura, por shumë energji në kapacitetet e zbulimit dhe e vendos forcën tek idetë. Ashtu siç i ka ndodhur Milanit. Nëse Junajtid dëshiron të rikthehet në nivelet të larta, duhet të kthejë sytë nga Milani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"