“Ringjalli” cërrikasit, mbrojtësi i Turbinës: Gol me shumë peshë
Turbina u “ringjall” në fund. Një fitore që nuk i shpëton, por të paktën i largoi nga vendi i 16-të për 2021-shin. Rei Zaimi u bë protagonist përballë Butrintit me atë gol të shënuar.
Qendërmbrojtësi për “Panorama Sport” thotë: “Kemi fituar me Butrintin dhe e dominuam totalisht. Luajtëm mirë dhe patëm një mori me raste. Jam shumë i gëzuar që goli im ishte vendimtar. Erdhi në momentin e duhur dhe na largoi nga fundi i tabelës, pas disa rezultateve zhgënjyese. Ua dedikoj tifozëve, që na kanë mbështetur pa kushte.
Do vazhdojmë të luftojmë deri në fund, për ta bërë realitet qëndrimin në Kategorinë e Parë. Gara do të jetë vërtet e fortë, po Turbinën do ta shpëtojmë nga rënia. Por, për ta arritur këtë, duhet një merkato e mirë me lojtarë shumë cilësorë”.
MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL
