“Rilindja e urren futbollin”/ Vasili reagon për bojkotin e Superiores: Ndryshon Kushtetutën brenda natës, kurse për sportin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 20:30

“Rilindja e urren futbollin”/ Vasili reagon për bojkotin e Superiores: Ndryshon Kushtetutën brenda natës, kurse për sportin…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për bojkotin e Superiores dhe pezullimin e ndeshjeve të futbollit në Shqipëri. Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili Rilindja e urren futbollin. Në një reagim për bojkotin e ndjeshjeve të superligës, Vasili thotë se Rilindja bën ligje brenda natës për koncesionet miliardere te oligarkëve kurse për ndryshimet ligjore për sportin nuk ka kohe.

rama-vasili

“Rilindja e urren futbollin dhe nuk i bën përshtypje që vetëm në Shqipëri nuk luhet futboll si në asnjë vend të Europes.

Rilindja bën ligje brenda natës për koncesionet miliardere te oligarkëve kurse për ndryshimet ligjore për sportin nuk ka kohe.

Rilindja brenda natës ndryshon Kushtetutën për votat ndërsa ligjet për sportin nuk i ndryshon “dot”.

Mijëra njerëz të botës së futbollit shqiptare si lojtare, stafe trajnerësh dhe mijëra punonjës të tjerë ndihmës janë të bllokuar për shkak te një kryeministri dhe një qeverie, destruktive dhe te paafte qe vetëm prishin gjithçka”, shkruan Vasili në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"