“Rilindi” gjatë huazimit tek Interi, zikaltërit gati të blejnë kartonin e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 14:58

“Rilindi” gjatë huazimit tek Interi, zikaltërit gati të blejnë kartonin e sulmuesit

Aleksis Sançez duket se ka bindur tek Interi, dhe drejtuesit zikaltër janë gati ta blejnë përfundimisht. Kiliani është në huazim tek klubi italian dhe do luajë deri në gusht me Interin, atëherë kur i skadon edhe huazimi.

sancez

Zikaltërit duan ta mbajnë në skuadër edhe për sezonin tjetër dhe janë gati të shpenzojnë deri në 20 milion euro për kartonin e kilianit. Sançez është pranë rikthimit tek Mançester Junajtid pasi drejtuesit e klubi anglez nuk pranuan ta zgjatnin huazimin e tij në Seria A.

Paraqitjet e Sançezit me Interin, duket se kanë bindur drejtuesit ta blejnë përfundimshit kartonin e tij. Konte është mjaft i kënaqur me paraqitjet e kilianit, i cili realizoi 1 gol dhe asitoi 2 herë në fitoren e thellë të Interit 6-0 kundër Breshias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"