Rikuperohet nga dëmtimi, flet sulmuesi i Naftëtarit: Objektivi ynë kryesor, është ngjitja në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 15:44

Rikuperohet nga dëmtimi, flet sulmuesi i Naftëtarit: Objektivi ynë kryesor, është ngjitja në Kategorinë e Parë

Ndërprerja e kampionatit po u shërben kuçovarëve për riaftësimin e futbollistëve të lënduar.

Collage Maker-04-Dec-2022-03.38-PM

Është rikthyer pas një mungese 10-ditore golashënuesi Vladimir Saraçi, i cili ka shënuar dhe golin e barazimit në testin e fundit ndaj Tomorit. Sulmuesi beratas i Naftëtarit shprehet i kënaqur për rikthimin e tij.

“Padyshim jam i kënaqur me rikthimin te skuadra, pas atij lëndimi që pata në muskujt e barkut. Ishte një periudhe e vështirë, por gjithçka për fat të mirë është lënë pas krahëve. Dua t’i shërbej në maksimum Naftëtarit dhe detyra kryesore mbetet shënimi i sa më shumë golave. Por, përtej planit personal, më i rëndësishëm ngelet objektivi kolektiv, ai i ngjitjes së Naftëtarit në Kategorinë e Parë”, ka thënë Saraçi për “Panorama Sport”.

ARBEN ÇEPANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"