Rikuperohen të dëmtuarit, Dede: Udhëtojmë në Berat për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 13:19

Rikuperohen të dëmtuarit, Dede: Udhëtojmë në Berat për fitoren

Erzeni është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për javën e 9-të, që mbyll fazën e parë të Kategorisë së Parë. Luajnë në transfertë përballë Tomorit dhe fitorja është domosdoshmëri.

nevil dede 1

Nëse nuk duan që të dorëzojnë vendin e dytë, janë të dënuar me trepikëshin. Grupi është plotësuar, ndonëse disa lojtarë kishin shfaqur shqetësime muskulore. Ndërprerja e kampionatit u erdhi për shtat, pasi janë rikuperuar nga dëmtimet.

Kjo qetëson edhe stafin teknik, që nuk do të limitohet me zgjedhjen për 11-shen. Nevil Dede mendon se skuadra është gati. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri e thotë troç: “Udhëtojmë për fitoren”. Serioziteti i shfaqur në procesin stërvitor i jep shpresë trajnerit para kësaj sfide. “Ekipi është stërvitur si zakonisht dhe me seriozitet.

Objektivi ynë është i qartë, të jemi pretendentë për elitën. Tomori është vërtet një skuadër e fortë dhe me eksperiencë, por ne udhëtojmë për maksimumin.

Skuadra do të shoqërohet edhe nga qindra tifozë në këtë transfertë. Ata do të vijnë me autoveturat e tyre personale për të na mbështetur. Do të zhvillojmë një lojë të fortë sportive dhe korrekte gjithashtu”, përfundoi tekniku.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"