Rikuperim në Durrës, Xhekson: Teuta më ka ofruar rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2022 | 0:14

Rikuperim në Durrës, Xhekson: Teuta më ka ofruar rinovimin

E mbani mend brazilianin Xhekson Ferreira Silverio? Mbrojtësi i majtë fitoi titullin kampion dhe Superkupën si pjesë e Teutës, por ai nuk luan me durrsakët që prej 7 dhjetorit 2021, kur ishte për herë të fundit në fushë në fitoren 0-1 në “Elbasan Arena” kundër Dinamos.

XHEKSON 1

Në tetë muajt e fundit Xhekson ka vuajtur prej dëmtimit në gju, derisa në qershor iu nënshtrua operacionit dhe tashmë po kryen fazën e riaftësimit. 31-vjeçari ka zgjedhur të qëndrojë në Durrës për t’u rikuperuar dhe në një bisedë për “Panorama Sport” tregon më shumë për atë që po bën aktualisht.

“Jam në periudhën e rehabilitimit pas operacionit në gju. Aktualisht ndodhem në Durrës për të bërë rikuperimin e plotë. Jam duke bërë çdo ditë fizioterapi, not, biçikletë dhe palestër. Për të qenë 100 % gati, pra të rikthehem në fushë në gjendjen optimale, më duhen pak më shumë se dy muaj”, ka thënë fillimisht Xhekson, për të folur më pas edhe për të ardhmen.

“Kontrata ime me Teutën ka përfunduar me mbylljen e sezonit 2021-2022. Mesfushori ganez, Majkëll Agbekpornu, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm në sezonin e kaluar, nuk i është bashkuar ende skuadrës. Lojtari ndodhet prej dy muajsh në vendlindje dhe procedurat burokratike të vizës për të ardhur në Shqipëri kanë bërë që të humbasë fazën përgatitore.

Megjithatë, burime në klub tregojnë se kjo çështje është zgjidhur tashmë dhe Agbekpornu do të vijë pas pak ditësh. Agbekpornu vjen javës tjetër  Megjithatë, klubi më ofroi edhe dy vite të tjera kontratë, por nuk kam vendosur akoma. Për momentin dua që riaftësimi të shkojë sa më mirë”, u shpreh mbrojtësi brazilian për gazetën.

FOKUSI TE BYLISI

Durrsakët vijojnë përgatitjet për javën anti-Bylis. Në seancën e pasdites së djeshme Teuta ka qene e qetë dhe nën drejtimin e stafit teknik është duke perfeksionuar lojën e saj për sfidën e javës së dytë me Bylisin. Trajneri Renato Arapi gjatë gjithë kohës është munduar që t’ua ngulisë në mendje lojtarëve të tij mënyrën e lojës që ai preferon të shohë në fushë. Si fillim, Arapi ka kërkuar qarkullim topi dhe për këtë ka punuar më shumë se 20 minuta me dy grupet që kanë qarkulluar në pafundësi sferën ashtu siç kërkonte trajneri i skuadrës.

Nuk ka mbaruar me kaq, pothuajse në çdo moment trajneri i ka këshilluar lojtarët e tij se si të luajnë. Shumë herë Arapi ka ndërprerë lojën dhe u ka kërkuar lojtarëve që të bëjnë sa më mirë lëvizjet me dhe pa top. Po kështu, qëllimi ka qenë ndryshimi i krahut të lojës dhe lëvizjet pa top që futbollistët duhet t’i bëjnë sa më mirë.

Këshillat kanë qenë njëra anë e stërvitjes së djeshme. Ana tjetër kanë qenë kritikat. Shumë lojtarë, sidomos titullarët, kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe nuk ndalnin korrigjimet për shokët që gabonin. Edhe trajneri Arapi nuk është përmbajtur në momente të caktuara. Ai ka kërkuar agresivitet në fushë, si në sulm dhe gjatë fazës mbrojtëse. Kritika të tilla ka pasur gjatë gjithë lojës së djeshme brenda grupit.

GATI FEDERIMET

Teuta pritet ta ketë grupin e plotë për ndeshjen me Bylisin, ku së fundmi në ekip është kthyer edhe ish-kapiteni, Arbër Çyrbja. “Djemtë e detit” nuk kanë qenë shumë aktivë në merkaton e verës, pasi janë bazuar më shumë te grupi që kishin vjet.

Uheid Hoxha, Arseld Halilaj, Alban Çejku, Patrik Treni, David Gjinollari, Klevis Bebeziqi, Erando Karabeci dhe Arbër Çyrbja do të federohen për llogari të Teutës, duke qenë gati për sfidën me Bylisin të shtunën. Ky grup mungoi ndaj Laçit, pasi nuk ishin të federuar, por do të jenë gati për javën e dytë të kampionatit.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"