Rikthimi tek Aris, Vangjelit ia prishi planet një spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 21:40

Rikthimi tek Aris, Vangjelit ia prishi planet një spanjoll

Kristi Vangjeli është rikthyer në Korçë pas akordit me presidentin Ardjan Takaj. Pas disa javësh i pavendosur për të ardhmen, mbrojtësi do të vijojë karrierën te Skënderbeu, edhe pse nuk përjashtohet ndonjë surprizë deri në fund të merkatos.

kristi-vangjeli

Në Greqi raportojnë se te Arisi i Selanikut, ku korçari ka luajtur për shumë vite, mbeten në pritje të vendimit final të trajnerit spanjoll, Pako Herreira.

Sipas “Gazzetta.gr”, Aris është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe emri i shqiptarit shihet si kandidat i mundshëm, por vetëm në momentin që trajneri nuk do të gjejë një lojtar të spikatur. Spanjolli nuk e sheh Vangjelin si alternativë të parë, prandaj në gjithë këtë periudhë mbrojtësi ka qenë i pavendosur, pasi priste që Aris ta rikthente në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"