Rikthimi te Poli Iasi, Qaka: Nuk kam bërë një hap pas, me presidentin Bekali…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 15:51

Rikthimi te Poli Iasi, Qaka: Nuk kam bërë një hap pas, me presidentin Bekali…

Kamer Qaka mendon se nuk ka bërë aspak gabim që është kthyer sërish te skuadra e Poli Iasi. Lojtari shqiptar në fillim u larguar nga Iasi për të kaluar në drejtim të skuadrës së Steauas, por si duket atje nuk ka gjetur mikpritje dhe marrëdhëniet e tij me presidentin e klubit, Bekali nuk kanë shkuar mirë.

4576-Kamer QAKA

Mesfushori ka dhënë edhe një deklaratë për mediat në lidhje me këtë temë teksa shprehet se ka bërë mirë që është rikthyer në skuadra ku ishte.

 

“Jam shumë i lumtur për këtë rikthim, pasi këtu gjendem si në shtëpinë time. Nuk mendoj se kam bërë një hap pas në karrierë, pasi në çdo ekip, futbolli luhet njëlloj. Këtu ka vetëm gjëra pozitive, duke nisur nga trajneri, stafi e gjithçka tjetër. Me Bekalin nuk kam folur shumë dhe nuk di çfarë të them për të”.- ka thënë Qaka duke lënë të nënkuptohet se marrëdhëniet e tij me presidentin Bekali nuk kanë qenë aspak pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"