Rikthimi te Poli Iasi, Qaka nënshkruan kontratë 3-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 10:24

Rikthimi te Poli Iasi, Qaka nënshkruan kontratë 3-vjeçare

Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka ka bërë “prapakthehu”, pas vetëm pak muajsh te Steaua e Bukureshtit. 23-vjeçari është rikthyer te Poli Iasi duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare me këtë të fundit dhe mund të aktivizohet që në sfidën e sotme ndak Konkordias.

new-d06976107c532dff98b2b887114bdc09

Qaka u transferua me shumë bujë te gjigantët e Rumanisë, madje për të u vendos edhe një klauzolë 20 milionë euro, por papritur erdhi dhe divorci. Ishte presidenti Xhixhi Bekali ai që e përjashtoi lojtarin pas eliminimit nga Rapidi i Vjenës në play off e Ligës së Europës. Kujtojmë që Qaka nuk është grumbulluar nga trajneri Panuçi për 2 sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë për shkak të dëmtimit dhe formës jo të mirë që ka kaluar kohët e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"