Rikthimi te Besa, Onuh: Mos më pyesni për golat, premtoj vetëm ngjitjen në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2022 | 22:40

Rikthimi te Besa, Onuh: Mos më pyesni për golat, premtoj vetëm ngjitjen në elitë

Besa nuk është vetëm ekipi ku kanë luajtur dhe shkëlqyer një “duzinë” me lojtarë kosovarë, por edhe të huaj. Lojtarët afrikanë kanë zënë hapësirën më të madhe. Mjafton të përmendim Fortunat, Nana, Binagol apo Elokan, të cilët lanë gjurmë në futbollin shqiptar.

Onuh

Mes tyre është edhe Çinonso Onuh, por e përmendëm vetëm tani me shkak. Pak ditë më parë ai vendosi që të rikthehej dhe pas dy sezonesh shkëputjeje, do të veshë sërish fanellën e verdhezinjve. Pasi luajti me Shkumbinin e Butrintin, tani vjen me mision. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport” rrëfen arsyet pse bëri këtë zgjedhje.

Nuk dëshiron që të bëjë premtime për golat që do të shënojë, por thotë atë që çdo tifozi do t’i ngrohte shpirtin. Garanton se do të japë maksimumin, që kavajasit të ngjiten në elitën. Edhe pse gara do të jetë e ashpër këtë vit, 30-vjeçari beson se do t’ia dalin.

Pas aventurave në Peqin dhe Sarandë, Onuh vendosi që të rikthehej në Kajavë. Si erdhi akordi?

Kisha kujtime të shkëlqyera nga aventura në Kavajë dhe nuk mund t’i thosha “jo” ofertës së Bizhdilit. Besa është një emër i madh dhe për këdo është nder të veshë këtë fanellë. Pastaj, këtu kam edhe shumë miq.

Cila është gjëja që ju ka lënë më shumë mbresë nga Kavaja?

Kam konstatuar dashamirësinë qëka në Kavajë për futbollistët ehuaj. Asnjëherë nuk kam ndier racizëm, përkundrazi na kanë respektuar më shumë se të tjerët. Janë kaq shumë arsye që më bënëtë vija me plot dëshirë te Besa… Mezi po pres ditën që të nisim stërvitjen dhe t’i hapim rrugë këtijsezoni.

Onuh dhe Ntepe, në sulm. Çfarë duhet të presim ngakjo dyshe?

Po flas për veten. Do të japgjithçka që të ndihmoj ekipin tëketë sukses.Vjet realizuat 12 gola nëtotal, por këtë vit sa parashikoni?Nuk dua të premtoj aq apo kaqgola, por premtoj se do ta ndihmoj Besën të ngjitet në Superiore.

E shihni të realizueshëm misionin Superiore?

Do të jetë garë e vështirë. Nuk jam i pari që e them, pasi mjafton të shohësh emrat që janë pjesëmarrës. Do të jetë një ndër kampionatet më të bukura besoj. Edhe pse vjet nuk ishte elehtë, por këtë herë do të jetë”luftë” e madhe. Do të punojmë fort për të realizuar këtë mision.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"