Rikthimi në vendlindje, trajneri i Partizanit tregon se çfarë ndodhi në Shqipëri kur u mësua përhapja e virusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 12:20

Rikthimi në vendlindje, trajneri i Partizanit tregon se çfarë ndodhi në Shqipëri kur u mësua përhapja e virusit

Ekipi i volejbollit të femrave të Partizanit drejtohet nga trajneri turk Bulent Karslıoglu. Duke ditur që epidemia e Koronaviruesit shpërtheu më herët në Shqipëri, trajneri i Partizanit u kthye menjëherë në Turqi, sapo në vendin tonë u ndërprenë të gjitha aktivitetet sportive dhe u vendos që të sportitet të rrinë të izoluar në shtëpitë e tyre.

pARTIZANI5

Në një rrëfim për mediat turke trajneri Bulent Karslioglu tregon se çfarë ndodhi në Shqipëri kur u mësua përhapja e virusit, vendimet që mori federata e volejbollit dhe vetë klubi i kuq. Ai tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me kampionatin e volejbollit në Shqipëri dhe afatet kur parashikohet të rinisë sërish sezoni. Bulent Karslioglu po ndjek procesin e karantinimit 14 ditor në Turqi, pas kthimit në nga Shqipëria.

“Për shkak të epidemisë na u desh që të ndalonim stërvitjet e skuadrës. Federata Shqiptare e Volejbollit pezulloi të gjitha aktivitetet, kështu që ne duhet të mbylleshim të gjithë në shtëpitë tona. Pas shpërthimit të epidemisë autoritet shqiptare mbyllën të gjitha restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare. Kështu që para 10 ditësh vendosa të kthehem në Turqi. Kampionati në vazhdim planifikohet të luhet në formën e “play-off”-it në maj. Sipas vendimit që do të merret në fillim të muajit prill, unë jam duke menduar të kthehem në Shqipëri.

Dua të jem në krye të ekipit tim në “play-off”, por procesi që duhet ndjekur në këtë situatë nuk ka mbaruar. Kemi edhe një muaj para. Unë mendoj se autoritetet do ta vlerësojnë situatën sipas ecurisë së procesit”, u shpreh fillimisht trajneri i Partizanit. Angazhimi i sportistëve Organizatat ndërkombëtare të volejbollit thuajse në pjesën dërrmuese të vendeve i kanë shtyrë aktivitete për shkak të epidemisë së Koronavirusit.

Trajner turk i volejbollit të femrave të Partizanit e quan vendim të drejtë shtyrjen, pasi sportistët duhen të angazhohen edhe për gjëra të tjera në këtë situatë. “Liga e Kampionëve, organizimet e CEV, ligat në Evropë janë shtyrë. Shtyrja ishte vendimi i duhur. Sportistët nuk bëjnë “luftë” vetëm në fushë. Ne mendojmë se është marrë vendimi më i mirë për të mbrojtur të moshuarit e familjes dhe të dashurit tanë nga virusi. Vendimi për shtyrjen është marrë nga Ministritë tonë të Shëndetësisë dhe Sportit. Sipas informacionit të ardhshëm, ne do të shohim nëse “play-off” do të luhet. Një proces i vështirë na pret. Meqenëse nuk e dimë se sa do të jetë efekti i virusit në jetën tonë, do të ketë situata mjaft të pakuptimta në bazë të klubeve, organizatave ndërkombëtare. Ne do të kemi vështirësi në marrjen e vendimeve.

pARTIZANI56

Ekipet do të kenë vështirësi në transferime, organizatat do të dështojnë”, vijoi më tej trajneri Bulent Karslıoglu. Shtyrja e “Tokio 2020” Duke shpjeguar se vendimi i marrë për shtyrjen e Lojërave Olimpike të vitit 2020 në Tokio është gjithashtu i saktë, Karslıoglu tha: “Shtyrja e Lojërave Olimpike është vendimi i duhur. Sportistët tanë do të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë vitin e ardhshëm. Ata do të na bëjnë krenarë me medalje. Shpresojmë që kjo epidemi e virusit të përfundojë dhe ne do të kthehemi te familja jonë sportive nga ku e kemi lënë dhe të jetojmë ditët që na mungojnë”.

Karantinimi

Sipas trajnerit të volejbollit të femrave të Partizanit, të gjithë duhet të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetës pas epidemisë.

“Ne kalojmë më shumë kohë në shtëpi dhe po mundohemi të vlerësojmë kohën. Pas shpërthimit të epidemisë dhe pezullimit të aktiviteteve ne si staf teknik zhvilluam një takim ku përcaktuam edhe trajnim individual. Ne çdo ditë shpërndajmë video dhe nën kontrollin tonë, vlerësojmë procesin stërvitor në kushte e shtëpisë. Unë gjithashtu duhet të stërvitem individualisht në mënyrë që performanca ime të mos ulet në shtëpi. Pas kthimit nga Shqipëria po ndjek rregullin e rregullin e karantinës për 14 ditë.

Por karantinimi për 14 ditë nuk është fundi i procesit. Le ta mbrojmë njëri-tjetrin para se të dalim për diçka që nuk na duhet”, u shpreh trajneri i Partizanit. Në fund trajneri Bulent Karslioglu jep mesazhin e tij ku u bën thirrje turqve që të qëndrojnë në shtpi, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ilir Cara – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"