Rikthimi në stol pas 2 vitesh e gjysëm pushim, Delio Rosi merr drejtimin e skuadrës së kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 0:04

Rikthimi në stol pas 2 vitesh e gjysëm pushim, Delio Rosi merr drejtimin e skuadrës së kuqezi

Trajneri i njohur italian, është rikthyer në drejtim pas plot 2 vitesh e gjysëm pushim. 63-vjeçarit nga Rimini, i është besuar “timoni” i skuadrës së Foxhias, që militon në Serinë C italiane.

delio rosi

Ai ka nënshkruar kontratën e vlefshme deri në qeshor të vitit 2024, teksa lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Foxhias, nëpërmjet faqes zyrtare.


Delio Rosi ka mbajtur veshur për 6 vite fanellën e Foxhias si futbollist në sezone 1981-1987, duke korrur mjaft suksese. Ndërkohë që si trajner në vitet 1991-1993, ishte tekniku i të rinjve, teksa drejtoi skuadrën e parë të Foxhias në sezonin 1995-1996.

Gjatë karrierës së tij si trajner, 63-vjeçari ka drejtuar shumë klube italiane si Peskara, Xhenoa, Leçe, Atalanta, Lacio, Palermo, Fiorentina, Sampdoria, Bolonja etj. Klubi i fundit që ishte drejtuar ishte Askoli në vitin 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"