Rikthimi me Kombëtaren, Hyka komenton vendimin e De Biazit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2016 | 23:31

Rikthimi me Kombëtaren, Hyka komenton vendimin e De Biazit

Jahmir Hyka e nisi si titullar ndaj Marokut rikthimin e tij në Kombëtare pas rreth dy vitesh mungesë.

Untitled-14Mesfushori me tipare sulmuese vlerësoi pritjet që i bënë kuqezinjtë dhe rolin që De Biazi i caktoi në fushë.

“Normale që ka qenë e vështirë për mua pasi nuk kam qenë pjesë e ekipit për një kohë të gjatë. E kam ndjerë mungesën, nuk dua të flas për të kaluarën. Jam këtu dhe duhet të shohim para. Kisha pak emocione, e vërtetë, por u ndjeva mirë. Çunat më kanë pritur mirë”,-tha ai.

I pyetur për pozicionin në fushë me nisjen si sulmues i krahut majtë dhe me bërjen e rolit të mesfushorit më pas, Hyka theksoi se ai ishte vendimi i trajnerit dhe një ekip si Shqipëria duhet të provojë të ndryshojë lojën.

“Besoj se si një ekip si ne duhet t’i provojë të gjitha, sepse nuk kemi yje në ekip dhe unë do të luaj aty ku thotë trajneri dhe të jap maksimumin.”,-tha Hyka, i cili u zëvendësua nga De Biazi në minutën e 61’ të pjesës së dytë ndaj Marokut (0-0).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"