Rikthimi i turkut Firat, flet Lici: Është pranë nesh me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 14:16

Rikthimi i turkut Firat, flet Lici: Është pranë nesh me…

Vllaznia prej muajsh nuk ka një drejtor sportiv. Të paktën me letra dhe këtë e themi duke ditur se Engin Firat nuk ka një kontratë me klubin që prej korrikut.

firat

Por edhe pse nuk ka rinovuar, kjo nuk e pengon që të vazhdojë të jetë shpirtërisht i lidhur me Shkodrën. Dhe me të drejtë, pasi është është një nga personat përgjegjës (bashkë me Licin dhe Jonuz) për ndërtimin e kësaj skuadre. Çdo largim dhe afrim ka qenë ekskluzivitet i kësaj “trioje”.

Intervista e fundit që turku dha për mediat e vendit të tij krijoi përshtypjen e një rikthimi te Vllaznia. Për këtë motiv, edhe “Panorama Sport” pyeti enkas administratorin Suad Lici për të mësuar më konkretisht pozicionin e drejtorit.

lici1-750x430

“Firat është pjesë e klubit tonë. Ai ka pa diskutim meritën në arritjen e rezultateve të deritanishme, së bashku me Misad Jonuz. Ai ka qenë përherë pranë nesh, me sugjerimet e tij”. Me pak fjalë, turku vazhdon të jetë pjesë e shkodranëve, por nuk kuptohet qartë nëse mbetet drejtor sportiv apo ka vetëm rolin e konsulentit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"