Rikthimi i Çinarit, Partizani me ndryshime në derbi. Shikoni formacionin e mundshëm ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:52

Rikthimi i Çinarit, Partizani me ndryshime në derbi. Shikoni formacionin e mundshëm ndaj Tiranës

Ditën e djeshme, Partizani mori një tjetër lajm të madh, pasi Eraldo Çinari shleu pezullimin. 24-vjeçari parashikohej të rikthehej në mesin e muajit shkurt, por FIFA mori në konsideratë edhe periudhën e bojkotit në Shqipëri, duke bërë që pezullimi i shkodranit të mbarojë dhe të jetë gati për derbin.

cinari

Kjo gjë pritet të sjellë ndryshime edhe në formacionin e Ilir Dajës. Çinari mund të luajë nga minuta e parë kundër Tiranës, pasi ka një rekord tepër pozitiv kundër bardhebluve. Asani pritet të luajë djathtas, Solomon në qendër dhe Bardhi ose Çinari në krahun e majtë të sulmit.

Stenio Zhunior mund ta nisë nga stoli, ashtu siç bëri ndaj Skënderbeut në ndeshjen debutuese. Katërshja e mbrojtjes me gjasë nuk do të ketë ndryshime, ndërsa në mesfushë, do të luajë Mala, Broja dhe Murataj që pritet sërish titullar.

partizani formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"