Postuar: Janar 18, 2023 | 21:50
Rikthimi i bujshëm te Skënderbeu, futbollisti zbarkon në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme
Agnaldo Moraesh mund të quhet zyrtarisht një lojtar i Skënderbeut, i rikthyer në Korçë pas gati gjashtë muajsh si pjesë e Kukësit.
“Panorama Sport” mëson se mesfushori ka zbarkuar në Korçë mbrëmjen e sotme në orën 21:45 së bashku me menaxherin e tij, teksa në ditët në vijim do të jetë në dispozicion të trajnerit Gvozdenoviç.
Një afrim ky, që pritet të rrisë shumë cilësinë në mesin e fushës te korçarët, atje ku edhe mangësitë ishin më të mëdha sa i përket alternativave që kishin në dispozicion korçarët.
PANORAMASPORT.AL
