Rikthim i bujshëm në pankinën e Shkëndijës, trajneri që i shpalli kampion pranë firmës me kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 14:33

Rikthim i bujshëm në pankinën e Shkëndijës, trajneri që i shpalli kampion pranë firmës me kuqezinjtë

Qatip Osmani është shumë pranë rikthimit te Shkëndija e Tetovës.

QATIP-OSMANI

Sipas asaj që raporton “InfoSport.mk”, thuhet se kanë mbetur vetëm detajet për të zgjidhur në kontratën e tij dhe 52-vjeçari është gati për tu rikthyer sërish në krye të pankinës së tetovarëve.

Aktualisht Osmani është pjesë e Renovës në Maqedoninë e Veriut, por mesa duket është i bindur nga projekti i Shkëndijes dhe ka pranuar këto të fundit.

Ai do të merrte për të katërtën herë drejtimin e skuadrës kuqezi ku e ka shpallur gjithsej 3 herë kampion, në sezonet 2010/2011, 2017/2018 dhe 2018/2019.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"