Rikthimi i Benzemas në kombëtare, presidenti Makron: Mendoj se në listë janë të duhurit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2021 | 15:48

Rikthimi i Benzemas në kombëtare, presidenti Makron: Mendoj se në listë janë të duhurit…

Presidenti i Francës, Emanuel Makron përshëndeti vendimin e trajnerit Deshamp për të rikthyer në kombëtare Karim Benzemanë.

franc

Ai thotë se numri një i skuadrës mori vendimet e duhura duke lënë të kuptohet që sulmuesi i Realit duhej patjetër.

“Mendoj se Deshamp mori vendimet e duhura. Duhet që këtë kompeticion ta luajmë me dëshirë të madhe, entuziazëm.

Jam shumë i lumtur për përzgjedhjen e futbollistëve. Do të kem mundësinë që t’i falënderoj dhe uroj në finale”, ka thënë Makron, i cili është optimist se kombëtarja e tij do të bëjë mjaft mirë dhe mund të shkojë shumë larg në Kampionatin Europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"