Rikthimi i Bathës dhe Dokës, ja si vjen Tirana në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 15:34

Rikthimi i Bathës dhe Dokës, ja si vjen Tirana në derbi

Tirana përballet me derbin të premten e ardhshme me një situatë analoge si ajo e fazës së dytë. Kishte humbur me Kukësin 1-3 dhe duhet të fitonte derbin, në të cilin nuk triumfonte prej 6 vitesh.

TIRANA

Fitore medoemos kërkon Tirana që të mos rrëshqasë sërish drejt fundit. Fatmirësisht nuk do të ketë mungesa për shkak kartonësh.

Në fushë, ndaj Kukësit u ndien shumë mungesat e Bathës e Dokës, që do të jenë titullarë. Nga ana tjetër, lojtarë të pezulluar nuk ka, ndërsa skuadra gëzon shëndet të plotë. Ekipi që do të zbresë në fushë është ai tip, ndërkohë që Tiranës i duhen shtatë pikë për t’u shpallur kampione e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"