Rikthime të rëndësishme për Shkëmbin, Dinamos i rikuperohen nga dëmtimi dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 9:07

Rikthime të rëndësishme për Shkëmbin, Dinamos i rikuperohen nga dëmtimi dy lojtarë

Kanë mjaftuar vetëm pak seanca terapie speciale në Beograd, që Lansinet Sidibe dhe Edis Maliqi të kthehen në kryeqytet.

SIDIBE

Dy nga lojtarët e dëmtuar të Dinamos e kishin të domosdoshme këtë lloj terapie dhe klubi nuk u kursye, ashtu siç bëri edhe me mbrojtësin Aleksandër Sofranak pak kohë më parë.

Tani Sidibe dhe Maliqi do ta vazhdojnë rikuperimin në kryeqytet dhe gjasat janë që të kthehen më parë nga sa ishte parashikuar.

Të dëmtuarit e tjerë në kampin blu janë portieri Harizaj dhe mesfushori Rimal Haxhiu dhe që në derbin me Tiranën nuk do të jenë të disponueshëm.

Lajmi më i mirë për trajnerin Shkëmbi është se dëmtimi i Sidibes, një titullar shumë i rëndësishëm për Dinamon, nuk ishte aq i rëndë nga sa u duk në fillim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"