Rikthime të rëndësishme për Memellin, ja gjendja e Skënderbeut përpara sfidës ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 12:41

Rikthime të rëndësishme për Memellin, ja gjendja e Skënderbeut përpara sfidës ndaj Egnatias

Ndaj Egnatias trajneri Memelli mund të mbështetet te kapiteni Zguro, i cili rikthehet pas pezullimit nga kartoni i kuq që mori me Tiranën.

Skenderbeu festa e golit

Vangjeli dhe Viktori, dy lojtarë të cilët dolën të dëmtuar nga ndeshja me Partizanin i kanë kaluar problemet fizike, si pasojë e goditjeve të marra dhe janë gati për të hyrë në fushë si titullarë.

Tashmë i takon stafit teknik që të vendosë për këta lojtarë se kush prej tyre do e nisë si titullar dhe kush nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"