Rikthim vite mbrapa, ja kur i pësonte Shqiperia 4 gola për herë të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 19:15

Rikthim vite mbrapa, ja kur i pësonte Shqiperia 4 gola për herë të fundit

Shqipëria u mposht nga Ukraina në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në Evian me rezultatin 1-4, nuk na kthyer shumë vite mbrapa. Me një lojë të dobët dhe pa grintë, skuadra e trajnerit Panuçi, është duke kaluar një moment tepër të errët.

Shqiperia

Hera e fundit që Kombëtarja pësonte 4 gola ishte ndeshja e 21 qershorit të vitit 2011 në miqësoren kundër Argjentinës së Mesit, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 4-0.

argjentine_shqiperi

Në atë ndeshje, Shqipëria iu besoji futbollistëve të kampionatit shqiptar edhe pse niveli i kundërshtarit qe tepër i lartë. Humbja e ditës së sotme qe alarmante ndaj trajneri dhe drejtuesit duhet të marrin masa për një reflektim sa më të shpejt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"