Rikthim pas 120 ditësh, Gazidhis dhe Maldini zbarkojnë në… “stërvitje”. Zbulohet biseda me trajnerin Pioli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 21:46

Rikthim pas 120 ditësh, Gazidhis dhe Maldini zbarkojnë në… “stërvitje”. Zbulohet biseda me trajnerin Pioli

Pas stërvitjes së djeshme në “Milanello” është vënë re një fenomen më tepër unik sesa i rrallë. Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh trojka e drejtuesve të Milanit është parë së bashku. Ivan Gazidhis, Paolo Maldini dhe Frederik Masara kanë zhvilluar një takim me trajnerin Pioli në prag të sfidës së ditës së hënë që do t’i shohë kuqezinjtë protagonistë ndaj Leçes në transfertë.

Gazidis Maldini Piolui

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se takimi ka qenë shumë i qetë, me krerët që i kanë shprehur mbështetjen e tyre Stefano Piolit, i cili nga ana e tij e di se në sezonin e ardhshëm do të duhet t’i bëjë vend Ralf Rangnikut.

TRESHE – Prania e treshes në qendrën stërvitore shërben edhe për t’i treguar skuadrës se qetësia, të paktën në dukje, është rikthyer dhe se kryesia i qëndron pranë, pikërisht ashtu siç ata kërkuan në ballafaqimin e javës së kaluar me administratorin Gazidhis.

Në fakt, asnjëri nga drejtuesit nuk ka takuar eksponentë të skuadrës, por kjo është një masë mbrojtëse për të mos ekspozuar futbollistët me takime që mund të cenojnë normat anti-”COVID”.

Sa i përket Gazidhisit, Maldinit dhe Masarës, ata do të jenë rregullisht në shkallët e stadiumit “Via del Mare” për të ndjekur nga afër sfidën e kuqezinjve kundër Leçes bën të ditur “Sky Sport 24”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"