Rikthim pas 10 muajsh, Zyle: Të sjellim Champions-in në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 2, 2020 | 13:55


Rikthim pas 10 muajsh, Zyle: Të sjellim Champions-in në shtëpi

Më në fund në fushën e lojës! Niklas Zyle u rikthye me Bajernin në miqësoren ndaj francezëve të Marsejës. Edhe pse vetëm një pjesë loje, Niklas tregoi se ishte rikuperuar 100 % nga dëmtimi i 10 muajve më parë.

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 01: Niklas Sule of Bayern Munich during the UEFA Champions League group B match between Tottenham Hotspur and Bayern Muenchen at Tottenham Hotspur Stadium on October 01, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Unë nuk kam qenë në stërvitje me skuadrën për një kohë të gjatë. Nuk ishte një periudhë e lehtë për mua, sepse nuk mendoja se do të qëndroja jashtë kaq gjatë. Pas 10 muajsh luajta ndeshjen e parë dhe ritmi im i lojës nuk është ende ai normali, – tha lojtari i Kombëtares gjermane që shton. – Gjithsesi, ndihem shumë mirë, pasi kam punuar fort si në fushë, ashtu sikurse në palestër. Fizikisht ndihem i fortë, por akoma më mungon ritmi, zhdërvjelltësia në lojë. Champions-i? Kam investuar shumë kohë dhe djersë për të qenë pjesë e skuadrës në këtë turne të rëndësishëm. Shpresoj që të shkojmë sa më larg dhe pse jo ta sjellim trofeun në Mynih pas kaq shumë kohësh”, deklaroi shtatlarti i mbrojtjes gjermane pas ndeshjes me Marsejën.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com