Rikthim në stolin e Arsenalit? Venger: Janë dashuria e jetës sime, shpresoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 21:03

Rikthim në stolin e Arsenalit? Venger: Janë dashuria e jetës sime, shpresoj që…

Arsen Venger e ka hedhur poshtë mundësinë për një rikthim të dytë në stolin e Arsenalit, ku 71-vjeçari qëndroi për 22 vite përpara se të largohej në vitin 2018.

Venger

Shumë tifozë kërkojnë rikthimin e francezit, i cili fitoi 3 tituj kampionë dhe 7 Kupa FA në stolin e “Topçinjve”, me skuadrën që lëngon në mes të klasifikimit. Por, gjatë një interviste për televizionin “BFM Business”, Venger tha se rikthimi i tij në “Emirates” do të ishte një gabim:

“Unë mbetem një tifoz i Arsenalit. Ai është klubi që dashuroj dhe ku kam punuar për 22 vite. Shpresoj që vuajtjet e tyre aktuale të jenë thjesht të përkohshme. Do të vazhdoj t’i mbështes në çdo ngjarje. Ata janë dashuria e jetës sime, por ti nuk duhet t’i bësh të njëjtat gjëra dy herë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"