Rikthim në shtëpi pas 800 ditësh/ AF Elbasani thyen AF Luftëtarin, shou përpara 3 mijë tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:29

Rikthim në shtëpi pas 800 ditësh/ AF Elbasani thyen AF Luftëtarin, shou përpara 3 mijë tifozëve

E diela ishte programuar ditë feste në Elbasan dhe ashtu ndodhi, teksa rikthimi pas 800 ditësh i një ekipi të qytetit në stadiumin “Elbasan Arena” u shpërblye me një fitore 2-0 ndaj AF Luftëtarit.

AF ELBASANI AF LUFTETARI

Rreth tre mijë tifozë kishin mbushur shkallët e stadiumit, teksa verdheblutë e drejtuar nga Gentian Stojku gjetën golat vetëm në pjesën e dytë.

Ndeshja u dominua tërësisht nga nga AF Elbasani dhe protagonistë u bënë Sejdini dhe Lleshi, duke i dhënë tri pikë të rëndësishme ekipit me golat e tyre.

Në tribunë nuk mungoi mbështetja e kryebashkiakut Gledian Llatja, ministres Evis Kushi dhe shumë figurave të sportit.

310110170_1017961435652253_335888209949784450_n

NDESHJA – Që në fillim verdheblutë marrin kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin dhe ushtruar presion në portën gjirokastrite.

Sejdini dhe Peqini tentojnë të vënë në vështirësi portierin Sinani, por goditjet e tyre nuk shënjestrojnë si duhet kuadratin.

Sakaq, miqtë bluzi mundohen vetëm të mbrohen.

AF ELBASANI TIFOZET

Rasti më i mirë do të vinte në minutën e 32-të, me Hyshmerin që ikën bukur nga e majta dhe jep një top për Sejdinin, por goditja e tij devijohet dhe më pas Bilali e dërgon mbi tra. Pjesa e parë mbyllet pa gola.

Në të dytën, Elbasani e rrit presionin dhe rrezikon vazhdimisht nga harkimet e Mones nga e majta. Mirëpo, mungon goditja finale nga ana e sulmuesve.

Gjithsesi, ndeshja do të zhbllokohet në minutën e 65-të me anë të sulmuesit Artur Sejdini. Mone harkon nga këndi, godet Peqini me kokë dhe sfera shkon te Sejdini, i cili po me kokë e dërgon në rrjetë.

AF ELBASANI TIGRAT

Nis festa në stadium, ndërsa miqtë e kanë të pamundur të shkojnë në zonën kundërshtare, pavarësisht se tentojnë të shtyjnë. Elbasani, me komoditetin e një goli, mundohet të qetësojë lojën.

Për të mbyllur gjithçka mendon Arsen Lleshi në fund.

Hyshmeri lëviz bukur nga e majta dhe jep një top për Gavën, që godet nga jashtë zone, por portieri nuk devijon si duhet dhe aty Lleshi nuk e ka të vështirë të realizojë.

Mbyllet gjithçka 2-0, me Elbasanin që merr tri pikët e para.

af (1)

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"