Rikthim në “shtëpi”, mesfushori shkodran i bashkohet skuadrës së Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 14:25

Rikthim në “shtëpi”, mesfushori shkodran i bashkohet skuadrës së Kategorisë së Parë

Tërbuni vazhdon të jetë aktiv në merkato. “Panorama Sport” mëson se afrimi i fundit në radhët e pukjanëve është mesfushori shkodran me eksperiencë, Alsid Tafili, i cili në sezonin 2008- 2009 ka qenë pjesë e Tërbunit.

tafili

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën vetë trajneri Elvin Beqiri dhe tani mbetet vetëm zyrtarizimi i Tafilit në Pukë. Në kuadër të përgatitjeve dimërore Tërbuni luan sot miqësoren e radhës dhe përballë do të kenë Erzenin.

Mikel Metani, që mban edhe shiritin e kapitenit, për “Panorama Sport” tregon situatën aktuale te pukjanët dhe pritshmëritë që ka Tërbuni në merkato dhe kampionat.

“Të parën miqësore e zhvilluam me Vllazninë në Shkodër. Luajtëm bukur përballë një ekipi elitar. Sot do të luajmë me Erzenin, i dyti në Kategorinë e Parë.

Drejtuesit kanë afruar lojtarë cilësore dhe të tjerë janë në provë. I konfirmuar deri tani është Jurgen Peqini, që mendoj se është afrimi më i arrirë, që përforcon dy sulmuesit e mirëfilltë që kemi si Hysa dhe Keko.

Tërbunin e shikoj më të fortë në fazën e dytë dhe nuk do të ecim me barazime si në pjesën e parë. Di që drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë që ia vlen t’i afrojnë në ekip.

Ka nga ata që nuk na llogarisin si pretendentë, por jemi të vendosur të japim më të mirën dhe mos të lemë pikë gjatë rrugës. Në fazën e parë kemi marrë 8 barazime, 5 fitore dhe kemi pësuar dy humbje.

Për momentin dominojnë vetëm barazimet dhe më pak humbjet, por fazën e dytë do t’i eliminojmë duke u munduar të marrim gjithnjë pikët e mundshme.

Testi me Erzenin do të vlejë për të testuar lojtarët e rinj dhe na ndihmon për transfertë e parë me Burrelin në kampionat, ku do të udhëtojmë me synimin për të mos dalë pa pikë”, u shpreh kapiteni Metani.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"