Rikthim me gol për Hasanin, Cungun nuk e bindin lojtarët në provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2017 | 10:36

Rikthim me gol për Hasanin, Cungun nuk e bindin lojtarët në provë

Vllaznia ka barazuar në miqësoren e djeshme ndaj Laçit të luajtur në fushën kurbinase. Kuqeblutë kanë dominuar lojën në pjesën e parë të takimit, ku edhe kanë arritur të shënojnë përmes mesfushorit të sapoardhur në këtë merkato, Edon Hasani. Në fraksionin e parë të ndeshjes, kuqeblutë kanë qenë më kërkues në drejtim të portës vendase.

Vllaznia

Ndërkohë që ekipi i drejtuar nga Stavri Nica nuk ka arritur të dalë në lojën e tij. Shkodranët kanë arritur me anë të Hasanit të shënojnë golin e avantazhit.

hasani vllaznia

I kanë mjaftuar vetëm disa minuta në fushën e blertë që mesfushori i rikthyer te kuqeblutë të tregojë se është një pikë e fortë për skuadrën. Trajneri Cungu ka aktivizuar gjithashtu në këtë pjesë edhe dyshen e sapoardhur, Ramadani – Turkoviç, që duket se nuk ka bindur.

Turkovic

Sa i takon ndeshjes, në pjesën e dytë trajneri shkodran ka hedhur në fushë lojtarët që kishte në dispozicion. Megjithatë laçianët janë bërë më kërkues duke gjetur edhe golin e barazimit me anë të Bushit. Edhe pse kishte ende 30 minuta lojë, asnjë prej dy skuadrave nuk ka mundur që të shënojë golin e fitores.

DEKLARATA – Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, trajneri Cungu duket se nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga lojtarët që kanë ardhur në provë, që ishin mesfushori Ramadani dhe sulmuesi boshnjak Turkoviç. “Mendoj se ishte një takim që i ka vlejtur ekipit. Për sa u përket lojtarëve të ardhur në provë, mund të them se nuk janë ata që prisja.

Cungu konference

Jam i pakënaqur me paraqitjen e bërë nga ta. Nuk janë në ato parametra që pres për të qenë pjesë e ekipit, pasi nuk bëjnë diferencën. Mund të them se nuk janë futbollistë për skuadrën tonë dhe nuk do të qëndrojnë. Te Vllaznia ka nevojë për lojtarë që janë mbi nivelin e atyre që kemi.

Sa i takon lojës, mund të them se jam i pakënaqur me pjesën e dytë të takimit si nga elementi i ri që kemi aktivizuar. Ndërkohë, portieri që ka ardhur në provë, është një lojtar i ri, që mund të na shërbejë për të ardhmen, por jo për skuadrën e këtij sezoni. Aktualisht kemi Sherrin, i cili është një portier me mjaft perspektivë”, ka mbyllur Cungu.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"