Rikthim me fitore për MekGregor, mposht kundërshtarin për 40 sekonda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 10:09

Rikthim me fitore për MekGregor, mposht kundërshtarin për 40 sekonda

Konor MekGregor është rikthyer të fitorja duke dhuruar spektakël. Pas 15 muajsh pezullim për përplasjen me Khabibin, irlandezi është ringjitur sërish në kafaz, ku ka arritur të triumfojë lehtësisht. 31-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm 40 sekonda për të mundur Donald Cerronen nga Amerika, në eventin UFC246, zhvilluar në La Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.merlin_167354310_31f2cf04-07f9-4ad1-aef9-e4d38e833faa-articleLarge

Furia e irlandezit ishte e madhe, pasi ai hyri vrullshëm në ring, duke goditur kundërshtarin me shkelma dhe grushte, gjë që e detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen dhe të shpallte MekGregorin fitues. Kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë në UFC për MekGregorin, i cili në fund të takimit u shfaq shumë i lumtur, ndërkohë që nuk ngurroi të paralajmëronte edhe rivalët: “Isha përgatitur fort për këtë duel. Ndihem shumë komod në këtë kategori.

Tashmë objektivi im është që t’i marr të gjithë me rradhë dhe të ngjitem sërish në majë, duke u shpallur kampion bote”, deklaroi irlandezi, duke u dërguar një mesazh të qartë të gjithë kundërshtarëve se në kokën e tij ka vetëm një mendim dhe ai është rifitimi i titullit kampion bote. Ndërsa Cerrone e komentoi kështu disfatën e pësuar: “Nuk më kishte ndodhur të mundesha ndonjëherë në këtë mënyrë, megjithatë do të vijoj duelet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"