Rikthim i rëndësishëm te Tirana, Dede “skicon” formacionin e bardhebluve
Lajm i mirë për Tiranën ishte dje kthimi i Agustin Torasës në stërvitje. Futbollisti vazhdon të ketë dhimbje në gju, por do të sakrifikojë për skuadrën. Argjentinasi është stërvitur normalisht, por dukshëm u pa që ai kishte dhimbje gjatë lëvizjeve në fushën e lojës. Torasa është dëmtuar që në mes të takimit me Korabin dhe ende nuk është kthyer në fushën e lojës në sfidat zyrtare.
FORMACIONI – Nevil Dede provoi disa kombinime, por me shumë mundësi është pothuajse e pamundur që të luajë Torasa nga minuta e parë. Me humbjen e Giamfit për shkak dëmtimi, në mesfushë do të jetë Najdovski në vend të ganezit.
Hoxhallari do të luajë në qendër të mbrojtjes së bashku me Vangjelin. Toli e Ismajlgeci nga krahët. Najdovskit në mesfushë i bashkohet Vrapi e Batha, por nëse Torasa luan titullar, atëherë mesfushori shtatshkurtër i dalë nga akademia bardheblu, Vrapi do të kthehet në stol. Sulmi do të jetë i përbërë nga tredhëmbëshi Halili, Sasraku e Muçi që luan djathtas repartit të avancuar bardheblu.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"