Rikthim i rëndësishëm te Italia, Mançini ndryshon titullarët. Ja formacionet e mundshme ndaj Uellsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 12:48

Rikthim i rëndësishëm te Italia, Mançini ndryshon titullarët. Ja formacionet e mundshme ndaj Uellsit

Marko Verrati ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është gati për ndeshjen që Itali do të luajë mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 18:00, ndaj Uellsit.

Loka Italia

Mesfushori është një vlerë e shtuar për trajnerin Mançini, i cili e ka projektuar si titullar për ndeshjen e sotme. Verrati do të formojë mesfushën së bashku me Zhorzhinjon dhe Barelën. Mançini, duke parë që kualifikimi është arritur, ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion. Në sulm, do të jenë Kieza, Beloti dhe Bernardeski, ndryshe nga dy ndeshjet e kaluara, kur kanë qenë Berardi, Imobile dhe Insinje.

Në mbrojtje mbetet i njëjtë vetëm Bonuçi, i cili do të ndihmohet nga Bastoni në qendër dhe nga Emerson e Toli nga krahët. Portieri nuk ndryshon, me Donarumën që do të provojë ta mbajë përsëri portën e paprekur.  Për sa i përket Uellsit, formacioni nuk ndryshon shumë nga ndeshja e fundit me Turqinë.

FORMACIONET ZYRTARE:

777

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"