Rikthehet Seferi në Librazhd, Sopoti “blindon” 4 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:37

Rikthehet Seferi në Librazhd, Sopoti “blindon” 4 futbollistë

Sopoti e ka seriozisht për sezonin e ri.

Sopoti Shkumbini

Pasi zgjodhën Shkëlqim Lleshanakun si trajner, kanë gjetur edhe zëvendësit. Irakli Toçi do të jetë në krah të elbasanasit.

Klubi ka përcaktuar edhe axhendën dhe më 4 korrik do të nisin zyrtarisht stërvitjen. Gjatë këtyre ditëve po zhvillojnë negociata për rinovimin e kontratave me lojtarët kryesorë të kampionatit të fundit dhe përfundimisht kanë bindur:

Endri Goci, Alen Kopaci, Arnold Rreshka, Andi Kullafi. Pas dore nuk është lënë as merkatoja, ndërsa po mundohen që të gjejnë elementë cilësorë për të ndërtuar një grup kompetitiv.

Një besim i madh do t’u jepet të rinjve. Emrave si Elton Çota, Leon Çota, Aurel Polisi, Ledion Gurra, Erti Rroca do t’u jepet më shumë hapësirë.

Gazeta mëson që rikthehet Erando Seferi, por mister mbetet rasti Artur Sejdini. Ai ka humbur kontaktet me të gjithë duke lënë pezull të ardhmen.

LEDION QOSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"