Rikthehet Rubin Hebaj, Partizani i plotë për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 12:07

Rikthehet Rubin Hebaj, Partizani i plotë për derbin

Lajme të mira nga infermieria për Partizanin dhe trajnerin Skënder Gega, i cili mund të punojë i qetë në javën më të rëndësishme të kësaj faze të parë të kampionatit. Përpara është derbi i kryeqytetit dhe Partizani është i plotë për këtë ndeshje. Sulmuesi Rubin Hebaj e humbi ndeshjen me Flamurtarin për shkak të problemeve fizike, por këtë herë do të jetë gati për të luajtur.

Partizani

Megjithatë, nuk do ta ketë të lehtë sepse sulmuesi Mensah bëri një ndeshje shumë të mirë me vlonjatët dhe shënoi një gol. Partizani do të luajë të martën edhe ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë kundër Tërbunit. Të kuqtë e kanë fituar minimalisht me rezultatin 1-0 dhe do të kërkojnë të kalojnë fazën. Megjithatë, Gega në këtë ndeshje mund të bëjë rrotacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"