Rikthehet Rebiç, por kuqezinjve u shtohen dilemat/ Ja si pritet të rreshtohet skuadra e Piolit ndaj Empolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 16:30

Rikthehet Rebiç, por kuqezinjve u shtohen dilemat/ Ja si pritet të rreshtohet skuadra e Piolit ndaj Empolit

Ante Rebiç më në fund është shëruar nga hernia dhe do të jetë në stol për sot kundër Empolit. Hapa para drejt shërimit ka bërë edhe Divok Origi, që stolin mund ta shohë të mërkurën kundër Çelsit. Ajo që shqetëson më së shumti kuqezinjtë është gjendja e Davide Kalabrias.

pioli

Mbrojtësi dukej se e kishte marrë veten pas problemit muskular që i lindi ndaj Napolit, por në orët e fundit janë shtuar pikëpyetjet rreth pranisë së tij në formacionin titullar, ku ai ishte projektuar për të luajtur në krahun e majtë në vend të Teo Hernandezit.

Kapiteni mund të mos luajë dhe Piolit i shtohen dilemat. Në këto kushte, Kjaer dhe Tomori mund të aktivizohen në qendër, me Kalulun në krahun e djathtë, ndërsa Serxhinjo Destin në të majtin, pavarësisht se është mbrojtës i djathtë. Opsioni tjetër është që Kalulu e Tomori të luajnë në qendër, teksa në të majtë të aktivizohet Ture, kurse në të djathtë Dest. Në fakt, trajneri i “Djallit” ka dyshime edhe për mesfushën. Ai po mendon të rreshtojë Pobegën krah Benaserit dhe të mos rrezikojë Tonalin që vjen nga një lodhje muskulore.

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"