Rikthehet qendërmbrojtësi Belica, Dalipi i pavendosur për formacionin ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 16:37

Rikthehet qendërmbrojtësi Belica, Dalipi i pavendosur për formacionin ndaj Skënderbeut

Partizani ka vazhduar dje normalisht përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajë të hënën ndaj Skënderbeut. Atmosfera ka qenë pozitive dhe skuadra e plotë.

partizanii

Nën urdhrat e trajnerit Dalipi është vendosur edhe Egzon Belica që ka kaluar dëmtimin në qafë, i cili e la jashtë fushës në transfertën e javës së shkuar ndaj Kukësit.

partizani

Dje Dalipi ka zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda grupit, por nuk ka lënë të kuptohet se kush do të jetë formacioni, ku natyrisht pritet të ketë ndryshime sidomos në mbrojtje. Kjo edhe për shkak të rikthimit të Ibrahimit pas pezullimit. Objektivi i vetëm në takimin ndaj Skënderbeut do të jetë trepikëshi, pasi çdo rezultat tjetër mund të rrezikonte vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"