Rikthehet pushimi dimëror në Angli, ja kur do të nisë sezoni i ri i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 14:07

Rikthehet pushimi dimëror në Angli, ja kur do të nisë sezoni i ri i Premier Ligës

Premier Liga ka konfirmuar datat e sezonit të ardhshëm 2023-‘24. Sezoni i ri do të nisë në 12 gusht dhe do të përfundojë 9 muaj më vonë, në 19 maj 2024.

PREMIER LIGE

Sezonin e ardhshëm do të rikthehet pushimi dimëror i mesit të sezonit, ndërsa kampionati do të ndërpritet për një javë 13-20 janar.

Merkatoja e kësaj vere do të hapet në 14 qershor dhe do të mbyllet në 1 shtator, ndërsa e dimrit nis në 1 janar dhe mbyllet në 1 shkurt 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"