Rikthehet Pjeshka, Sukaj e nis nga stoli. Shikoni si pritet të rreshtohet Flamurtari ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 14:07

Rikthehet Pjeshka, Sukaj e nis nga stoli. Shikoni si pritet të rreshtohet Flamurtari ndaj Partizanit

Flamurtari u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e me Partizanin me një seancë stërvitore. Vlonjatët do të kenë thuajse një ekip të plotë për këtë ndeshje.

flamurtari-oriku

Rikthehet Denis Pjeshka që ka shlyer dënimin nga kartonët. Mungesë për plotësimin e katër kartonëve është vetëm Ariel Muçollari, i cili ka qenë titullar në formacionin e Troisit.

Flamurtari

Gjasat janë që i gatshëm të jetë edhe kosovari Kreshnik Nebihu, pasi ka dhënë shenja pozitive të rikuperimit, por gjasat janë që të jetë në stol. Po ashtu, edhe shkodrani Xhevahir Sukaj mund të jetë në stol duke qenë kështu një plus më shumë për zgjedhjet e trajnerit Troisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"