Rikthehet në skenë “Fajkoi”/ Kush ishte italiani që u fut në fushë me flamurin shumëngjyrësh në ndeshjen Portugali-Uruguai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 20:15

Rikthehet në skenë “Fajkoi”/ Kush ishte italiani që u fut në fushë me flamurin shumëngjyrësh në ndeshjen Portugali-Uruguai

Që ky Botëror pritej që të kishte kontestime të mëdha, si rrjedhojë e rregullave dhe mohimeve të mëdha të të drejtave të njeriut që ekzistojnë në Katar, kjo dihej, por që ato do të denoncoheshin edhe me pushtime fushe, kjo gjë nuk pritej, duke parë edhe masat e rrepta të sigurisë që dukeshin se ishin marrë.

FirVN_fXkAAUsxS

Gjithsesi, ai që ka goditur mbrëmjen e djeshme është “Fajkoi” italian, Mario Ferri. Ky i fundit ka pushtuar fushën gjatë sfidës Portugali-Uruguai, duke dhënë dy mesazhe të qarta e të forta:

I pari në mbrojtje të femrave iraniane dhe të Ukrainës, të cilat ishin të stampuara në bluzë. Por në të njëjtën kohë edhe mbrojtja e të drejtave të komunitetit LGBT, shpalosur kjo me flamurin e ylberit që mbante në dorë teksa vraponte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"