Rikthehet në ring në moshë 54-vjeçare, Tajson s’është më vegjetarian: Tani ha vetëm mish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 19:25

Rikthehet në ring në moshë 54-vjeçare, Tajson s’është më vegjetarian: Tani ha vetëm mish

Të shtunën më 28 nëntor Majk Tajson do të rikthehet në ring në moshë 54-vjeçare teksa do të ndeshet kundër Roi Xhons Xhuniorit. Për të përgatitur këtë përballje, Majku “i hekurt” ka hequr dorë nga dieta vegane dhe është rikthyer të konsumojë mish.

tajson

“Hoqa dorë nga dieta vegane për të përballuar stërvitjet e rënda. Një dietë e tillë nuk më jepte forcë të mjaftueshme dhe rezistencë.

Tani ha vetëm mish, veçanërisht kaprolli dhe kau. Kjo më bën që të ndihem në formë”, është shprehur Tajson disa ditë para duelit që do të zhvillohet të shtunën në Los Anxhelos. Kështu legjenda e boksit duket se e ka marrë shumë seriozisht rikthimin e tij në ring.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"